Regjistrimi

Ndihma / Mbështetja

Udhëzimet

Fotografia Rreth meje Emri i përdoruesit

Fotografia

Bëjeni profilin tuaj interesant me një fotografi profili ekspresive dhe prezantohuni!

Fotografia juaj e profilit është kartvizita juaj! Ajo shfaqet gjatë kërkimit dhe ndikon në përshtypjet që kanë anëtarët e tjerë për ju. Dhë përshtypja e parëështë e rëndësishme!

Nëse një ose disa fotografi shkelin udhëzimet tona, ato do të fshihen. Disa shkelje mund të shkaktojnë fshirjen totale të profilit tuaj.

Sigurohuni që fotografitë tuaja të mos i shkelin udhëzimet e mëposhtme:

Disa njerëz

Imazhet / fotot ku shfaqen disa njerëz të dallueshëm do të fshihen. Ne nuk mund ta kuptojmë se cili person e krijoi profilin dhe nuk e dimë nëse njerëzit e tjerë që shfaqen në foto janë dakord që të shfaqen në portalin tonë. Ndaj, ju lutem ngarkoni një foto ku shfaqeni vetëm you, me një imazh tëpërshtatshëm dhe të qartë

Fytyra nuk dallohet

Fotografitë që nuk kanë një fytyrë të dallueshme, ose ku fytyra është bërë e padallueshme, do të fshihen. Anëtarët duan të dinë se me kë po shkruajnë – ndaj tregojeni se kush fshihet pas profilit tuaj me një foto – nëse do të keni një imazh të qartë, do të keni më shumë shanse!

Fëmijë në fotografi

Ne do të fshijmë fotot e fëmijëve apo të rinjve. Portali ynë është krijuar për grupin e synuar nga 18 Fotot e tyre nuk kanë vend në portalin tonë.

Pornografia - lakuriqësia

Fotografitë me imazhe pornografike, akte seksuale ose ku shfaqet shumë lakuriqësi do të fshihen. Ju lutem mendoni për anëtarët e tjerë dhe ngarkoni një fotografi të përshtatshme tuajën. Ky nuk është vendi për fotografi me preferenca seksuale ose me organet gjenitale.

Dhuna - Fyerje– Racizmi - Feja

Fotografitë ku shfaqet dhunë, fyerje, slogane politike ose insinuata raciste do të fshihen. Ne e vlerësojmë diversitetin dhe i respektojmë të gjithë njerëzit – pavarësisht karakteristikave të tyre të ndryshme si gjinia, ngjyra e lëkurës, origjina etnike, apo feja.

Xhentilesa, respekti dhe mirësjellja kërkohen nga anëtarët tanë.

Kushdo që nuk pajtohet me to nuk është i mirëpritur këtu dhe kjo mund të çojë edhe në fshirjen e profilit.

Numrat e telefonit, reklamimi i shërbimeve të tjera

Fotografitë me numra telefoni, profilet e mediave sociale etj., do të fshihen për t’ju mbrojtur ju dhe njerëzit e pafajshëm.

Ne nuk mund të garantojmë që informacioni në fotografi ju përket juve në realitet.

Gjithashtu, ju rekomandojmë që t’i mbroni të dhënat tuaja personale nga abuzimi. Përdorni seksionin e bisedës për të biseduar me anëtarët e tjerë.

Drogëra

Fotografitë ku shfaqet ose konsumohet çdo lloj droge, do të fshihen.

Ndaj, tregohuni të kujdesshëm me artikujt që lidhni profilin tuaj, në mënyrë që të mos keqkuptoheni nga anëtarët e tjerë për shkak të një imazhi të keq-zgjedhur.

Ju nuk shfaqeni në fotografi

Fotografitë e peizazheve, grafikave, komikave, brandeve, emblemave etj., do të fshihen.

Ne nuk mund të garantojmë që ju gëzoni të drejtat (e imazhit) që lidhen me teksin dhe / ose imazhin. Edhe kur peizazhi është mbresëlënës ose komika është shumë për të qeshur – tema kryesore e profilit tuaj jeni ju! Ndaj, duhet të jeni lehtësisht i dallueshëm në foton tuaj - nëse do të keni një imazh të qartë, do të keni më shumë shanse!

Fytyra nuk është e dallueshme

Fotografitë që nuk shfaqin një fytyrë të dallueshme, ose ku fytyra është bërë e padallueshme, do të fshihen. Kjo përfshin fotografitë me size dielli, helmeta motori dhe selfie ku telefoni mbulon një pjesë të, ose komplet fytyrën. Anëtarët dëshirojnë të dinë se kujt ose me kë po shkruajnë – ndaj tregojeni se kush fshihet pas profilit tuaj me foton – nëse do të keni një imazh të qartë, do të keni më shumë shanse!

Informacion shtesë

Ne shprehimisht rezervojmë të drejtën për të fshirë përmbajtjen e ngarkuar nga përdoruesit, madje pa dhënë arsye, dhe për të ushtruar të drejtat tona pronësore për ta bërë këtë.
Nuk do të ketë asnjë njoftim për fshirjen. Pyetjet në lidhje me këtë çështje nuk do të marrin përgjigje nga ekipi ynë mbështetës.

Rreth meje

Bëjeni profilin tuaj interesant me një tekst ekspresiv profili dhe tregoni se kush jeni, çfarë ju pëlqen, çfarë cilësh ju pëlqejnë tek partneri, dhe më tepër!

Teksti i profilit tuaj mund të jetë gjëja e parë që anëtarët e tjerë lexojnë rreth jush! Tregoni anën tuaj pozitive, jinni i sjellshëm dhe bëhuni interesant. Kjo gjë ndikon në përshtypjet e anëtarëve të tjerë për ju.

Përshtypja e parëështë e rëndësishme!

Nëse teksti juaj "Rreth meje" shkel politikat tona, do të fshihetDisa shkelje mund të shkaktojnë fshirjen totale të profilit tuaj.

Ndaj, kini kujdes për gjërat që shkruani dhe mos i shkelni këtu udhëzime:

Numrat e telefonit, reklamimi i shërbimeve të tjera

Numrat e telefonit, lidhjet me profilet / portalet e mediave sociale etj. në tekstin tuaj “Rreth meje”, do të fshihen për t’ju mbrojtur ju dhe njerëzit e pafajshëm.Ne nuk mund të garantojmë që informacioni nëtekst ju përket juve në realitet.

Gjithashtu, ju rekomandojmë që t’i mbroni të dhënat tuaja personale nga abuzimi. Përdorni seksionin e bisedës për të biseduar me anëtarët e tjerë.

Dhuna - Fyerje – Racizmi - Feja

Tekstetmbi dhunën, fyerjet, sloganet politike ose insinuatatraciste do të fshihen. Ne e vlerësojmë diversitetin dhe i respektojmë të gjithë njerëzit – pavarësisht karakteristikave të tyre të ndryshme si gjinia, ngjyra e lëkurës, origjina etnike, apo feja.

Xhentilesa, respekti dhe mirësjellja kërkohen nga anëtarët tanë.

Kushdo që nuk pajtohet me to nuk është i mirëpritur këtu dhe kjo mund të çojë edhe në fshirjen e profilit.

Pornografia / Fantazitë seksuale

Tekstet pornografike / të fantazive seksuale, do të fshihen. Anëtarët e tjerë mund të bezdisen prej tyre!

Ju lutem mendoni për anëtarët e tjerë dhe shkruani një tekst të përshtatshëm në seksionin tuaj “Rreth meje”.

Informacion shtesë

Ne shprehimisht rezervojmë të drejtën për të fshirë përmbajtjen e ngarkuar nga përdoruesit, madje pa dhënë arsye, dhe për të ushtruar të drejtat tona pronësore për ta bërë këtë.
Nuk do të ketë asnjë njoftim për fshirjen. Pyetjet në lidhje me këtë çështje nuk do të marrin përgjigje nga ekipi ynë mbështetës.

Emri i përdoruesit

Emrat e përdoruesve me origjinë seksuale ose insinuata do të fshihen.

Dhuna - Fyerje – Racizmi - Feja

Emrat e përdoruesve që u referohen dhunës, fyerjeve, sloganeve politike ose insinuative politike do të fshihen.

Numrat e telefonit, reklamimi i shërbimeve të tjera

Emrat e përdoruesve që përmbajnë numra telefoni, ose reklama të shërbimeve të tjera do të fshihen.

Informacion shtesë

Ne shprehimisht rezervojmë të drejtën për të fshirë përmbajtjen e ngarkuar nga përdoruesit, madje pa dhënë arsye, dhe për të ushtruar të drejtat tona pronësore për ta bërë këtë.
Nuk do të ketë asnjë njoftim për fshirjen. Pyetjet në lidhje me këtë çështje nuk do të marrin përgjigje nga ekipi ynë mbështetës.

Faqja e Internetit përdor cookies (biskota). Për të vazhduar përdorimin e kësaj faqeje ju duhet të pranoni përdorimin e cookies (biskotave) me qëllim për të krijuar statistika mbi përdorimin e faqes dhe për t'ju ofruar shërbime sipas interesit tuaj si dhe përdorimit të butonave të rrjeteve sociale Më shumë informacione